Parlamenti rus mblidhet 48 orë para 1-vjetorit të pushtimit të Ukrainës

Dhoma e lartë e parlamentit rus, do të mbajë një takim urgjent më 22 shkurt, njofton agjencia e lajmeve Ria Novosti, duke cituar një ligjvënës të lartë.

Kreu i një komiteti të Këshillit të Federatës, Vysislav Tymchenko, tha për Ria Novosti se takimi do të fokusohet në miratimin e ligjeve që lidhen me integrimin e katër rajoneve të Ukrainës në Federatën Ruse.

Vitin e kaluar Moska aneksoi rajonet e Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson në Ukrainë, në një lëvizje të dënuar nga shumica e vendeve të OKB-së.

Ria Novovsti duke cituar një burim nga Duma e Shtetit (dhoma e ulët), shkruan se Duma e Shtetit do të mblidhet mëngjesin e 22 shkurtit, ndërsa mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të (dhoma e sipërme) do të fillojë në orën 14:00 me orën e Shqipërisë./albeu.com/