Eurodeputeti holandez Bart Groothuis ka sugjeruar furnizimin e Ukrainës me dhjetëra automjete të blinduara ushtarake, të cilat janë konfiskuar gjatë përpjekjeve për t’i importuar ilegalisht ato në Libi.
Në fund të vitit 2022, misioni ushtarak i BE-së IRINI, qëllimi i të cilit është të parandalojë shkeljet e embargos së OKB-së për furnizimin me armatim në Libi, kapi anijen holandeze të mallrave MV Meerdijk pranë brigjeve të Afrikës së Jugut.
Të lidhura
None found
Në anije ndodheshin 41 automjete të blinduara. Ngarkesa u sekuestrua dhe u vendos në ruajtje pranë qytetit francez të Marsejës. Të paktën 146 automjete ushtarake të dërguara na Libi, pavarësisht sanksioneve të OKB-së janë ruajtur atje. /Albeu.com
