“Paratë vinin me çanta”, pastruesja Rozeta Dobi “zbërthehet” para policisë: Gjithçka ishte inskenim

Pastruesja Rozeta Dobi, ka dhënë dëshminë e saj në polici, që çoi në arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.

Alda Klosi është shoqëruar dje në orën 18:oo dhe është arrestuar në 22:30. Ndërkohë Dobi ka qëndruar për rreth 7 orë dje në Policinë e Tiranës dhe ka deklaruar se e gjithë ngjarja ishte inskenim.

“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë.

Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi, sipas gazetares Klodiana Lala.

Alda Klosi akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë.

/albeu.com


Shtuar 4.02.2023 08:47