Paratë ruse në PD dhe skandali McGonigal, Basha thyen heshtjen: Manovër për të më baltosur

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për herë të parë për çështjen McGonigal, skandal në të cilin opozita akuzon si të përfshirë keryeministrin Rama.

Basha e cilësoi skandalin një përpjekje për ta baltosur dhe kjo sipas tij nuk është hera e parë që i ka ndodhur gjatë rrugëtimit të tij politik.

Ish-kreu i PD u shpreh se ajo që ka ndodhur me të është pjesë e kulturës së vjetër që nga komunizmi që vazhdon end; shkatërreimi i kundërshtarit politik gjë që siç tha duhet të marrë fund.

Basha: E vetmja gjë, është një keqardhje e madhe që kultura e vjetër politike e rrënjosur nga diktatura vazhdon, është detyra jonë si brez i ri për të ndërtuar një kulturë të re politike, duke lënë pas rrugën e shpifjeve dhe baltosjeve. Kësaj politike po i mbaron rruga, ky është momenti të kuptojmë 32 vjet pas rrëzimit të diktaturës se shqiptarët duan dhe meritojnë një kulturë të re politike dhe një politikë që ofron zgjidhj.

Në një intervistë për Euronewës Albania mohoi që gjatë kohës kur ka qenë në krye të PD të ketë përdorur para nga financim i huaj e aq më tepër rus.

Basha: Nuk besoj në baltën në politikë, faktet kanë dalë dhe janë ato që unë kam shprehur prej fillimit; as PD as unë s’kemi përdorur asnjë cent financim të huaj aq më tepër rus. Kemi qenë në krah të aleatëve, kemi bërë edhe zgjidhje të dhimbshme të vështira për të qenë në krah të SHBA. Kur faktet flasin vetë, futja në një betejë baltosjeje s’ka më vend, e vërteta po shpaloset çdo ditë. E vetmja gjë që duhet është që kjo e vërtet të shërbejë për të mbyllur plagët jo të keqpërdoret politikisht. Kjo duhet të shërbejë për të mbyllur politikën e vjetër, shkatërrimin e kundërshtarit politik./Albeu.com/

 

 


Shtuar 18.02.2023 13:44