Suada Abazi nga Kosova është bërë virale në rrjet për shkak të afësisë së saj për të parashikuar fatin me fasule.
Abazi ka treguar se kjo është diçka e lindur dhe nuk mund ta praktikojë te familjarët e saj.
Abazi: Është një taktikë që rrallëkush e ka. Nuk është e mësuar në internet, apo në ndonjë libër. Thjesht është një trashëgimi nga gjyshet apo stërgjyshet, para meje. Dëshira vjen brenda teje dhe të jep një sinjal që diçka nuk është në rregull. Kam dashur të shoh ato gjëra që tjetër kush nuk i sheh. Edhe një ditë isha duke ndejtur me një shoqe dhe i thash që do të shoh fasulet. Edhe kjo është një zgjedhje natyrale, një dhuratë themi ne që pakkush e ka, por unë edhe më herët e shpjegova që nuk e kam përmes internetit apo përmes librave. Kjo është vetë natyra ime. Janë vetëm fasulet e bardha të thjeshta, nuk ka lidhje a është i bardhë apo i kuq.
Më tej, Abazi ka treguar se këtë taktikë nuk mund ta praktikojë te të afërmit e saj. Ajo ka zbuluar në Abc, se njerëzit kërkojnë më shumë të dinë rreth çështjeve të fatit, apo problemve që kanë.
Abazi: Të afërmve të mi unë nuk i shikoj kurrë fatin sepse janë gjaku im. Nuk mundem të ndërhyj përmes tyre. Mund t’i shikoj vajzës së tezes, por vëllait apo nënës jo. Unë jam kjo, nuk e lodh trurin se çfarë thonë njerëzit, unë jam mësuar të jap pozitivitet dhe jo negativitet. Me disa mënyra me i ndihmu se ku është problemi i tyre, e kanë sëmundje, apo e kanë nga një dorë e zezë, jo për t’i shkatërruar, thjesht për t’i informuar. Njerëzit më vijnë më shumë për fatet apo humbjet, apo kanë probleme që nuk i hapet rruga, sukseset. Për këto gjëra vijnë. Më vijnë për çështje profesionale dhe për çështje zemre, 50 me 50”, u shpreh ndër të tjera ajo./Albeu.com/