Parashikimi për zgjedhjet e 6 marsit? Rama: Ne jemi PS, jemi kampionë, vota më e lirë se kurrë më parë

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë ka dalë në një konferencë për media ku ka thënë se është zhvilluar për Këshillimin Kombëtar të Shqipërisë që është një nismë e ndërmarrë së fundi nga qeveria.

Rama nuk ka mundur t’u shpëtojë pyetjeve të gazetarëve të lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore, ku tha se PD është kampione dhe hyn për të fituar dhe nuk ka rezultat tjetër për fitoren.

“Ne jemi PS, jemi kampionët që gjithmonë hyjmë për të fituar dhe nuk ka rezultat tjetër për fitoren. Këtë rast janë zgjedhjet vendore, për komunitete, nuk do të jetë një betejë që do pushtojë ekranet. Unë dhe PS do të merremi me këshillim kombëtar, por sigurisht që do t’ua bëjmë hyzmetin edhe zgjedhjeve. Nuk është e nevojshme të bëjmë analiza. Vota në Shqipëri është më e lirë se çka qenë kurrë më parë. Dihet botërisht që ne jemi në aleancë me qytetarët, Këshillimi Kombëtar është një shtrirje e kësaj aleance. Siç e thashë ne jemi njësha, dhe njëshi nuk hyn për t’u bërë dysh se përndryshe përkulet”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 20.01.2022 14:51

Tags: