Parashikimi i motit për ditën e premte

Përshëndetje nga SHMU!

Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në relievet e larta malore dhe lokalisht në kohë afatshkurtër do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.

Edhe per ditën e Shtunë moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë vranësira kalimtare (përjashtuar vijën bregdetare).

Në relievet malore në lindje parashikohen reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve dhe lokalisht shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Sa i përket temperaturave ato për ditën e nesërme do të vijojnë të mbeten të larta ndërsa për ditën e Shtunë parashikohet një rënie e tyre kryesisht në vlerat e mesditës.


Shtuar 8.07.2021 23:48