Parashikimi i motit për ditën e premte

Për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut  me shpejtësi mesatare 2- 8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 14m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                               

në zona malore -1 deri 13°C                                                                                                         

në zona e ulëta 2 deri  19°C                                                                                                              

në zona bregdetare 4 deri 19°C


Shtuar 16.03.2023 16:57