Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi deri në 6 m/sek, valëzimi në dete i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 0 deri 14 °C

në zonat e ulëta 1 deri 19 °C

në zonat bregdetare 7 deri 19°C


Shtuar 26.11.2024 18:38