Parashikimi i motit për ditën e enjte

Përshëndetje nga SHMU!

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Duke filluar nga orët e pasdites e kryesisht ato të mbrëmjes shtim gradual të vranësirave deri në mot të vranët.

Gjatë orëve të mëngjesit për shak të temperaturave në vlera negative priten ngrica përgjatë akseve rrugore kryesisht ato malore. Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 dhe 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zona malore -6 deri 4°C në zona e ulëta -4 deri 12°C në zona bregdetare 1 deri 13°C.


Shtuar 22.12.2021 23:17

Tags: ,