Java që presim pritet të jetë një javë komplet e paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme me origjinë jugperëndimore.
Në këtë mënyrë si për ditën e Hënë ashtu dhe ditën e Martë moti parashikohet me vranësira kryesisht të dendura (përjashto kthjellimet e pakta në orët e para të mëngjesit).
Për këto dy ditë parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me inteniste mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Reshjet me intensitet të lartë për këto dy ditë parashikohen më tepër përgjatë ultësirës perëndimore./albeu.com