Parashikimi i motit për datën 6 dhjetor 2022

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti kryesisht do jetë i vranët me intervale të pakta kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu te vazhdueshme me intensitet mesatar. Në Veri dhe në ultësirën perëndimore reshje shiu me intensitet të lartë në formën e rrebesheve.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësinë e tufanit 10-12 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.