Parashikimi i motit për datën 28 mars 2022

Java e ardhshme do të sjellë në vend ndryshueshmëri të situatës meteorologjike.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të cilat prej mesjavës do të marrin karakter mesatar dhe të dendur.

Kalimi i një sistemi frontal të enjten pasdite dhe të premten do të sjellë reshje shiu edhe në formën e shtrëngatave me rrufe kryesisht në veriperëndim.
Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë.

Era do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet.

Gjatë kalimit të frontit era do të shtojë shpejtësinë e saj deri e fortë në brigjet detare duke sjellë dhe valëzim në dete të forcës deri 5 ballë.
Ju urojmë një javë të mbarë!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


Shtuar 27.03.2022 23:33

Tags: ,