Parashikimi i motit për datën 28 dhjetor 2023

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo falë masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore dhe në orët e mesditës.

Era do të jetë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes era fiton shpejtësi deri 10-12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3 deri 14°C

në zonat e ulëta 3 deri 18°C

në zonat bregdetare 8 deri 18°C


Shtuar 27.12.2023 23:43