Parashikimi i motit për datën 27 tetor 2023

Dita e premte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet deri mesatar do të jenë prezente kryesisht në veriperëndim. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal do të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdite.

Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpëjtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 26°C

në zonat e ulëta 15 deri 29°C

në zonat bregdetare 17 deri 29°C