Parashikimi i motit për datën 27 mars 2023

Mëngjesi i sotëm do të fillojë me vranësira të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat Jugore.

Këto vranësira në orët në vijim të paradites pritet të sjellin zhvillime të përkohshme të vranësirave në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore duke gjeneruar shira të pakët.

Në pjesë e dytë të ditës i gjithë vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të pakta të shiut.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.


Shtuar 27.03.2023 07:46

Tags: ,