Në pjesën e parë të ditës, ultësira perëndimore paraqitet me intervale kthjellimesh dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa vranësira më të dendura do të ketë në zonat malore. Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim, vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat veriore dhe verilindore. Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen si në dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 37°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në republikën e Kosovës, duke bërë që të ketë alternime kthjellimeshe dhe vranësirash të shpeshta. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa orët e pasdites sjellin shtim gradual të vranësirave, por nuk priten reshje. Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Maqedonia e Veriut
Maqedonia gjatë orëve të para të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave kryesisht në zonat Jugperëndimore të Maqedonise do të jenë më të theksuara. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli më shumë prezente vranësirat në të gjithë vendin ku më të theksuara do të jenë në Jugperëndim të vendit, megjithatë nuk do të ketë reshje.
Europa
Ishujt Britanikë si edhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave dhe rrbesheve të shiut ku herë pas here do të jenë shtrëngata shoqëruar me mini-stuhi të forta ere. Gjithashtu, vranësira konvektive si edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu do të ketë Ballkani Perëndimor dhe Veriperëndor, situatë kjo si pasojë e temperaturave të larta që janë shënuar prej disa ditësh. Ndërsa, vendet Skandinave, Europa Lindore si edhe brigjet e detit të zi do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.