Për ditën e enjte mbi vendin tonë pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore më të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi deri në 5m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 1 deri 19°C
në zona e ulëta 1 deri 20°C
në zona bregdetare 6 deri 19°C