Për ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën e parë të ditës dhe gradualisht në mesditë zhvillim të vranësirave kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Të lidhura
None found
Në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra përgjatë maleve.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 5 deri 20°C, në zona e ulëta 6 deri 24°C dhe në zona bregdetare 10 deri 23°C./Albeu,com
