Parashikimi i motit për datën 19 shtator 2023

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit që ende vijon të Anticiklonit Afrikan i cili sjellë me vete jo vetëm masa ajrore të thata por edhe të nxehta me temperatura të cilat në vlerat e mesditës vijojnë të jenë relativisht të larta për periudhën që ndodhemi.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por edhe alternime vranësirash kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.

Të lidhura

None found

Në relievet malore në lindje vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu tepër afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesisht nga kuadrati i veriut. Ditën e Enjte dhe atë të Premte era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 3-10 m/s dhe drejtim nga kuadrati i jugut.


Shtuar 19.09.2023 07:13