Parashikimi i motit për datë 28 gusht 2022

Dita e fundit e kësaj jave pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

E diela e fundit e gushtit parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Në mesditë e pasdite përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët. Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë./albeu.co,