Parashikimi i motit: E hëna dita më “e freskët” e javës (FOTO LAJM)

Vendi pritet të ketë mot këtë javë të ndikuar nga vala e nxehtit Afrikan.

Kjo valë e nxehtë do të sjellë mot me diell dhe lagështirë të ulët gjatë orëve të mesditës.

E hëna pritet të jetë edhe dita më e freskët e kësaj jave.

Rritja e temperaturave do të jetë e vijueshme dhe do të bëjë që si mëngjeset ashtu edhe mbrëmjet të jenë me vlera të larta temperaturash.

Era do të fryjë jug dhe veriperëndim e lehtë duke sjellë dhe dallgëzim të ulët në brigjet detare.


Shtuar 25.07.2021 23:25