Parashikimi i motit, çfarë ndodh me temperaturat në fundjavë

Këtë fundjavë vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve të qëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 12m/s.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.


Shtuar 28.07.2023 16:35