Parashikimi i motit 4 Nëntor 2024/ Kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të një fushe të zgjeruar anticiklonare, shoqëruar me masa ajrore të thata.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës, moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era përgjatë këtyre ditëve, do të fryjë me drejtim kryesor me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.


Shtuar 4.11.2024 08:02