Parashikimi i motit 31 Janar 2024, i kthjellët por i ftohtë

Moti në vendin tonë, do të jetë i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, por do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit, deri pas mesdite kur priten vranësira të pakta nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Verilindore -Juglindore.

Megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të situatës termike, më pas pritet depërtim i masave ajrore më të ngrohta me origjinë Perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Peshkopi, deri në 16°C vlera më e lartë në Fier dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.


Shtuar 31.01.2024 07:39