Parashikimi i motit 3 Maj 2024, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe prej mesditës me intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Kjo situatë meteorologjike, do të jetë prezente deri në orët e mëngjesit më pas gradualisht reshjet e shiut do të mbeten prezente por me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 15°C

në zonat e ulëta 10 deri 21°C

në zonat bregdetare 11 deri 20°C


Shtuar 3.05.2024 07:32