Parashikimi i motit 28 Gusht 2024/ Kthjelime dhe vranësira, si priten të jenë temperaturat

Këtë të mërkurë, vendi ynë gjatë paradites do të vijojë të jetë i gjithë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë intervale kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare, ndërsa vranësirat paraqiten më të shpeshta në shtrirjen Lindore.

Por pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat lindore dhe pjesërisht në zonat qendrore, duke bërë që gjatë pasdites të krijohen mundësi për reshje shiu.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata vonë të dobësojnë vranësirat në këto zona, duke rrikthyer intervalet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 28.08.2024 07:30