Parashikimi i motit, 25 shtator 2021

Sipas MeteoAlb, Territori shqiptar mbetet me mot të kthjellët gjatë gjithë ditës në zonat bregdetare. Por pjesa tjetër e vendit do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare, të cilat do të jenë më të dukshme në orët e pasdites përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C. Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi  verior-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 08:11