Parashikimi i motit 24 Janar 2024, i ftohtë dhe me ngrica

Moti në vendin tonë, do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, por gradualisht pritet depërtimi i masave ajrore relativisht më të ngrohta me origjinë perëndimore.

Ditën e sotme, parashikohet të ketë kthjellime si dhe rritje të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës.

Në akset rrugore të relieveve malore priten ngrica të forta, ndërsa në zonat luginore edhe shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturatparashikohen:                                                                                                                                                             

në zona malore  -12 deri 4°C

në zona e ulëta -7 deri 17°C

në zona bregdetare -1 deri 16°C

 


Shtuar 24.01.2024 07:37