Parashikimi i motit 21 Mars 2024, kthjellime dhe vranësira

Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me origjinë veriperëndimore duke kushtëzuar në territorin shqiptar mot kryesisht të kthjellët.

Ndërkohë, mesdita dhe pasditja do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe i ngrohtë në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat zonat malore verilindore dhe juglindore, do të ketë herë pas-here kalime vranësirash të pakta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por edhe mesdita sjell rritje të lehtë të tyre luhatur vlerat ditore nga 1 °C vlera minimale, deri në 22°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 40 km/h, nga drejtimi verior dhe verilindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2-3 ballë.


Shtuar 21.03.2024 07:49