Parashikimi i motit 20 Qershor 2024/ Vala e të nxehtit përfshin vendin, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

Në vendin tonë, do të vijojë depërtimi i mëtejshëm i masave afrikane, duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites, por pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, ku më dukshme vranësirat do të jenë në zonat juglindore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta, si në mëngjes edhe në mesditë, duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 12°C, ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe qëndrore deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.


Shtuar 20.06.2024 07:27