Parashikimi i motit 2 Dhjetor 2025/ Alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug të vendit në orët e para të mëngjesit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht mesatar.

Në lartësinë mbi 800-900 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Mjegull/mjegullinë në orët të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.


Shtuar 2.12.2025 07:26