Parashikimi i motit 19 dhjetor 2023, kthjellime dhe rritje temperaturash

Në vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, më të theksuara në skajin verior.

E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -2 C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët


Shtuar 19.12.2023 07:17