Parashikimi i motit 18 Prill 2024, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme, vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat qarkullimit ciklonar shoqëruar me vlera të ulëta të presionit atmosferik dhe masa ajrore të lagështa.

Moti do të jetë i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu, me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave që prej orëve të mesnatës.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore mbi 1000m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 11°C

në zonat e ulëta 6 deri 18°C

në zonat bregdetare 9 deri 18°C


Shtuar 18.04.2024 07:31