Vendi ynë, si pasojë e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore territorin shqiptar, do të mbizotërohet nga mot i kthjellët gjatë paradites.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës, do të sjellë kalim të vranësirave të cilat në zonat verilindore dhe juglindore herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu, ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të territorit.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes, të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Për sa u përket temperaturave të ajrit, do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe gjatë mesditës, duke luhatur vlerat ditore 4°C deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.