Parashikimi i motit 16 Prill 2024, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik të ulët, të pozicionuar mbi Gadishullin Apenin dhe masave ajrore të lagështa.

Moti i kthjellët dhe me temperatura të larta, pritet t’i lërë vendin motit me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh dhe reshjeve të shiut.

Pas orëve të mesditës, priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit  e lokalisht mesatar në veri.

Era do të fryjë me drejtim jug-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi, deri 10-12 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 23°C

në zonat e ulëta 8 deri 26°C

në zonat bregdetare 14 deri 26°C


Shtuar 16.04.2024 07:40