Parashikimi i motit 15 Prill 2024, si do të ndryshojnë temperaturat

Vendi ynë, do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe i ngrohtë të jenë dominant.

Kjo situatë meteorologjike, do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuasje në të gjithë territorin, por vranësirat do të jenë të pranishme si edhe do të rritet ndjeshëm lagështira në ajër.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë mëngjesit, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor, duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë deri në 3 ballë.


Shtuar 15.04.2024 07:28