Parashikimi i motit 12 shtator 2024, vranësira dhe reshje shiu

Vendi ynë, vijon nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, pritet të jetë me  reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër dhe reshje të dobëta në pjesën tjetër të qarqeve, por lokalisht mesatare në qarkun Lezhë.

Herë pas here priten intervale me kthjellime, ku më të theksuara do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Parashikohet orët e vona të mbrëmjes, të sjellin grumbullim të vranësirave në të gjithë territorin, duke gjeneruar shira me intensitet mesatar në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë përmbytje në këto rajone.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 30°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.


Shtuar 12.09.2024 07:22