Parashikimi i Motit 11 Prill 2024, kthjellime dhe temperatura të larta

Moti në vendi tonë, do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Pjesa e dytë të ditës, do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 7°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 30°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë me shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 11.04.2024 07:29