Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi kërcënuan me armë një qytetar.
Pas njoftimit se në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës, tre persona po kërcënonin me armë zjarri, për motive të dobëta, një tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkjeza”,ndërhynë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan A. P., 19 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe E. U., 21 vjeç, të tre banues në fshatin Rranxë, Vau i Dejes.
Në vijim të veprimeve proceduralo-hetimore në kuadër të operacionit policor “Shkjeza”, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i dy rasteve të shkatërrimit të pronës me zjarr, nga këta tre shtetas, të cilët në datën 18 nëntor 2022, në fshatin Mjedë, kanë djegur 3 automjete, ndërsa në datën 10 janar 2023, në fshatin Kaçë, kanë djegur një automjet.
Njoftimi i policisë
Vau i Dejës-Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkjeza”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatit i Policisë Vau i Dejës. Kërcënuan me armë zjarri, një shtetas, për motive të dobëta, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë) dhe municion luftarak. Gjatë këtij operacioni, u zbardhen 2 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr (djegia e 4 automjeteve), të ndodhura në nëntor 2022 dhe në janar 2023, autorë të të cilave dyshohet se janë këta 3 shtetas.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shkjezë, Vau i Dejës, 3 shtetas po kërcënonin me armë zjarri, për motive të dobëta, një shtetas tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkjeza”, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit: -A. P., 19 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe E. U., 21 vjeç, të tre banues në fshatin Rranxë, Vau i Dejes.
Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., i cili në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të arrestuar, po kërcënonte me armë zjarri (kallashnikov), për motive të dobëta, shtetasin G. F. Gjatë kontrolleve, u gjet edhe një armë zjarri pushkë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit kallashnikov të përdorur për kërcënimin, municion luftarak, një automjet dhe 3 celularë.
Në vijim të veprimeve proceduralo-hetimore në kuadër të operacionit policor “Shkjeza”, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i dy rasteve të shkatërrimit të pronës me zjarr, nga këta tre shtetas, të cilët në datën 18 nëntor 2022, në fshatin Mjedë, kanë djegur 3 automjete, ndërsa në datën 10 janar 2023, në fshatin Kaçë, kanë djegur 1 automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/albeu.com/