Paralandalohet tragjedia, kanosi me kallashnikov familjarët, arrestohet 41-vjeçari nga Tirana

Julian Xhima ka rënë në pranga e policisë së Tiranës pasi kanosi me armë zjarri kallashnikov familjarët e tij.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Misto Mame”.

“Në kuadër të operacionit “Afternoon” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Julian Xhima, 41 vjeç, banues në Kombinat”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

41 vjeçari mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/

 


Shtuar 21.03.2023 09:38