Paralajmëron SHBA: Nëse Rusia pushton Ukrainën, pasojat do të jenë të tmerrshme

Gjenerali i lartë amerikan Mark Milley ka thënë se një pushtim rus i Ukrainës do të ishte “i tmerrshëm” dhe do të çonte në një numër të konsiderueshëm viktimash.

Gjenerali Milley e përshkroi pozicionimin e 100,000 trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës si më të madhin që nga Lufta e Ftohtë.

Por Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin tha se konflikti mund të shmanget ende përmes përdorimit të diplomacisë.

Rusia mohon planet për të pushtuar dhe thotë se mbështetja e SHBA për Ukrainën është një kërcënim.

Në një konferencë për shtyp në Pentagon të premten, gjenerali Milley, oficeri më i lartë ushtarak i presidentit amerikan Joe Biden, paralajmëroi se shkalla e forcave ruse pranë kufirit të saj me Ukrainën nënkuptonte se një sulm do të kishte pasoja të rënda./albeu.com


Shtuar 29.01.2022 15:14