Paralajmërimi i Zelenskyt: Rusia po planifikon luftë në Ballkan

“Nëse vendet perëndimore dhe vendet e tjera të botës nuk bëjnë asgjë, në Ballkan do të ketë një shpërthim.”

Kjo është deklarata paralajmëruese e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky për vendet e Ballkanit.

“Ka një krizë mes vendeve të Ballkanit dhe nuk është e djeshme. Pikërisht për këtë, edhe Rusia ndërhyn atje, që një shtet ballkanik të  hyjë në luftë kundër një tjetri. Rusia është e interesuar për shpërqendrim dhe ndihmë”, u tha Zelensky gazetarëve.

Ai shtoi se vëmendje duhet t’i kushtohet edhe Moldavisë.

“Më besoni, Rusia e organizon edhe atje. Tani ata kanë filluar të destabilizojnë situatën në Moldavi,. Ata duan të tregojnë se diçka nuk shkonte me zgjedhjet. Pse? Për të shpallur zgjedhjet jolegjitime dhe për të hequr qeverinë pro-evropiane. Kjo është ajo që po bën Rusia”, tha Zelensky./albeu.com


Shtuar 16.11.2023 14:38