Në një postim në rrjetin social X, ushtria izraelite, ka paralajmëruar se do të vazhdojë të ndjekë çdo pasardhës të mundshëm të udhëheqësit suprem të Iran.
Gjithashtu, ushtria izraelite bëri të ditur se do të veprojë kundër çdo individi që synon të emërojë pasardhës të Ali Khamenei, duke iu referuar organit përgjegjës për zgjedhjen e tij.
Ndërkohë, një klerik i lartë i Asamblesë së Ekspertëve deklaroi se anëtarët e tij do të mbajnë një mbledhje, për të zgjedhur udhëheqësin e ri.
Sipas mediave iraniane, ekziston një mospajtim i vogël mbi mënyrën se si duhet marrë vendimi përfundimtar, nëse ai duhet të miratohet në një mbledhje fizike apo mund të shpallet pa ndjekur këtë formalitet.
Në një video të publikuar, Mohsen Heidari Alekasir, gjithashtu anëtar i Asamblesë, deklaroi se për shkak të rrethanave aktuale nuk është e mundur një mbledhje fizike.
Ai shtoi se një kandidat është zgjedhur, duke u bazuar në këshillën e Ali Khamenei, sipas të cilës udhëheqësi suprem i Iranit duhet të jetë dikush që “armikun e urren” dhe jo dikush që e lavdëron.
