Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media kanë thënë se si parti i falënderojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe anëtarësinë për përkrahjen dhe qetësinë e treguar pas informacioneve se po planifikohej atentat ndaj kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të tjerë.
Në njoftim partia që drejton Abdixhiku kanë falendëruar edhe partnerët ndërkombëtar për përkrahjen lidhur me këtë rast.
Të lidhura
None found
Ndërkohë bëjnë thirrje që organet e rendit në përputhje me seriozitetin e situatës të bëjnë hetime të pavarura dhe “të ruajnë profesionalizmin si dhe diskrecionin lidhur me këtë proces hetimor”/Express/
