Paralajmërim nga OKB-ja: Bota po shkon drejt katastrofës klimatike

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Atonio Guterres parlajmëroi për pasoja katastrofike për mjedisin nga emetimi i gazrave serrë.

Guterres tha se ekonomitë e mëdha të botës vazhdojnë të emetojnë gazra serrë, të cilët kontribuojnë në ngrohjen globale të planetit tonë.

Synimi i uljes së rritjes së temperaturës në 1.5 gradë Celsius nga periudha para-industriale, qëllimi i Marrëveshjes së Parisit , është “intensiv”, tha ai në një konferencë mbi zhvillimin e qëndrueshëm të organizuar nga revista Economist në Londër.

Sipas OKB-së, emetimet duhet të reduktohen me 45% deri në vitin 2030 në mënyrë që të shpresohet për një ulje të rritjes së temperaturës deri në 1.5 gradë Celsius.

Por emetimet vazhdojnë të rriten dhe temperaturat janë rritur mesatarisht me rreth 1.1 gradë në krahasim me periudhën para-industriale, duke rezultuar në valë të shumëfishta të të nxehtit, thatësira, stuhi ose përmbytje katastrofike.

“Po ecim me sytë mbyllur ndaj ndryshimeve klimatike” dhe “nëse vazhdojmë kështu , mund t’i themi lamtumirë objektivit prej +1.5 gradë Celsius . Synimi prej 2 gradë Celsius gjithashtu mund të jetë e pamundur”, tha Guterres.

Edhe nëse vendet respektojnë angazhimet e tyre në marrëveshjen e Parisit, emetimet pritet të rriten me 14% para fundit të dekadës, duke çuar në një mbinxehje “katastrofike” prej 2.7 gradë Celsius , sipas Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë, shtoi Guterres, mund të prishë më tej veprimin klimatik pasi shumë vende nisin një kërkim të furishëm për furnizime të reja me gaz dhe naftë për të zëvendësuar importet ruse , duke rritur kështu varësinë nga karburantet fosile./


Shtuar 21.03.2022 15:58