Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja me tritol e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj në Sauk.
Sipas dëshmive të të afërmve të tij, Sadikaj i ruhej një atentati të mundshëm.
Sadikaj ka qenë në Tepelenë dy ditë më parë ndërsa tritoli nuk dihet se kur i është vendosur në makinë. Autorët e kanë vëzhguar objektivin e tyre, kjo vërtetohet edhe nga mënyra se si e kanë bërë shpërthimin.
Një mbrëmje para atentatit, i riu ka qenë në një lokal pranë “Pallatit me Shigjeta”, bashkë me të dashurën e tij. Në hetuesi, e dashura e tij ka pohuar se nuk ka vërejtur lëvizje të dyshimta. Ajo ka pohuar se pasi kanë marrë makinën kanë parë një problem tek pjesa e serbatorit pasi ishte e hapur. Pasi kanë shkuar në banesë, 5 minuta pasi ka ecur me makinë, ka ndodhur edhe shpërthimi i makinës.
Dëshmia e shokut të viktimës po ashtu ka ngritur një tjetër pistë hetimesh. Miku i fëmijërisë ka pohuar se Aleksandër Sadikaj jepte para borxh kundrejt përqindjes.
Tashmë policia ka tre pista hetimesh. E para është prishja e pazareve të drogës, pista e dytë ku po hetohet është ajo e konflikteve të mundshme që mund të kishte kohët e fundit i riu, ndërsa pista e katërt është ajo e borxheve, pasi dyshohet se Sadikaj jepte para me fajde./albeu.com/