Papa përplaset me Melonin: Përjashtimi i emigrantëve, kriminal!

Papa Françesku doli hapur në mbrojtje të emigrantëve të dielën, duke e quajtur përjashtimin e tyre “skandaloz, të neveritshëm dhe mëkatar”, që e vë atë kështu në një kurs përplasjeje me qeverinë e ardhshme të krahut të djathtë të Italisë, me në krye Giorga Melionin.

Ati i shenjtë i bëri komentet e tij teksa shpalli shenjtor një peshkop të shekullit të 19-të të njohur si “babai i emigrantëve”. papa, i cili e ka bërë mbështetjen e emigrantëve një temë kryesore në udhëheqjen e tij të vatikanit, kryesoi ceremoninë para 50,000 njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit.

‘sot Mesdheu është varreza më e madhe në botë,” tha ai, duke iu referuar mijërave që janë mbytur duke u përpjekur të arrijnë në Evropë.

“Përjashtimi i emigrantëve është i neveritshëm, është mëkat. Është kriminale të mos hapësh dyert për ata që janë në nevojë,” tha ai.

Giorgia Meloni pritet të bëhet kryeministre në fund të këtij muaji në krye të një koalicioni të krahut të djathtë që është zotuar të godasë emigracionin dhe të shtrëngojë kufijtë e Italisë.

Ajo ka premtuar riatdhesime të përshpejtuara dhe rregulla më të rrepta për azilin.