Papa Françesku ka thënë se është i gatshëm të shkojë në Kiev, por vetëm nëse viziton edhe Moskën.
Duke folur për gazetën argjentinase La Nacion, ai tha: “Unë jam i gatshëm të shkoj në Kiev. Unë dua të shkoj në Kiev. Por me kusht që të shkoj në Moskë. Unë shkoj në të dyja vendet ose asnjërën.”
Papa tha se konsideron se për të një udhëtim në kryeqytetin rus nuk është i pamundur.
Papa ka dënuar vazhdimisht luftën në Ukrainë dhe ka bërë thirrje për paqe. Ai ka shprehur mbështetje për popullin ukrainas që vazhdon të vuaje, teksa ka marrë ftesë për të vizituar Kievin edhe nga presidenti Zelensky.