Papa Françesku ka zbuluar se po mendon të vizitojë kryeqytetin ukrainas, Kiev, raporton Sky News.
I pyetur nga një gazetar nëse do të shqyrtonte një ftesë nga autoritetet politike dhe fetare të Ukrainës, ai tha: “Po, është në tryezë”.
Papa Françesku ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, duke e quajtur atë “të turpshëm”.
Një udhëtim në Kiev nuk do të ishte pa rrezik, pasi kryeqyteti është vënë nën zjarrin rus, por forcat ruse në terren duket se po tërhiqen./albeu.com